Reinier prezantohet te Reali

Futboll

Reinier prezantohet te Reali

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:28
Reinier prezantohet te Reali

Real Madrid ka prezantuar para pak minutash blerjen më të re të klubit. Bëhet fjalë për brazilianin Reinier, i cili u transferua nga Flamengo në merkaton e janarit.

18-vjeçari fillimisht do të aktivizohet fillimisht me ekipin e dytë të Realit dhe më pas do të kalojë në ekipin e parë. Gjatë ceremonisë ajo që ra në sy ishin lotët e babait të mesfushorit, i cili nuk e përmbajti dot veten.

“Mirëserdhe Reinier, tani je lojtar i një klubi që zgjidhje për të luajtur video-lojëra. Je këtu me meritë, pasi ke debutuar që në moshën 16-vjeçare dhe ke fituar tituj me Flamengon. Urime dhe mirëserdhe. Të urojmë suksese me fanellën e Real Madrid. Ky klub është tani shtëpia jote”, ishin fjalët e Florentino Perez.

“Real Madrid do të ndërtojë një stadium të ri për të ardhmen. Gjithashtu po shikojmë për lojtarët më të talentuar në botë dhe shpresojmë të fitojmë si La Ligan ashtu dhe Champions League. Real Madrid kurrë nuk do të lodhet duke parë për talente anembanë botës”, mbyll presidenti i madrilenëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat