Jurgen Klopp pas humbjes: Mirë se vini në “Anfield”, s’ka mbaruar asgjë - Bota Sot
Jurgen Klopp pas humbjes: Mirë se vini në “Anfield”, s’ka mbaruar asgjë

Futboll

Jurgen Klopp pas humbjes: Mirë se vini në “Anfield”, s’ka mbaruar asgjë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 23:38
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është prononcuar pas humbjes nga Atletico Madridi.

Gjermani komplimentoi skuadrën spanjolle për mbrojtjen e jashtëzakonshme, teksa në fund u uroi mirëseardhje në shtëpinë e tyre, “Anfield”, pasi gjithnjë sipas tij nuk ka mbaruar asgjë, akoma.

“Nuk ishte saktësisht ajo çka duhej të ndodhte, por ndodhi. Ishte lufta në fushë ajo që e pritëm dhe atmosfera poashtu. Megjithatë, më pëlqyen disa sekuenca të sfidës, paasi djemtë i zbatuan urdhërat. Jemi vetëm 1-0 pas pjesës së parë dhe në të dytën luajmë vendas”, tha fillimisht ai.

Ndërkaq, në fund fare shtoi faktin se asgjë nuk ka përfunduar.

“Kur jeni duke humbur 1-0 nga ekipet e tilla, pra të specializuara në mbrojtje, është tejet e vështirë për t’u rikthyer. Gjithsesi, kemi edhe një pjesë për ta zhvilluar, andaj mirë se vini në “Anfield”, pasi s’ka mbaruar asgjë”, përfundoi njeriu që po shënon histori me skuadrën nga Merseyside Red.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat