Barcelona nesër prezanton transferimin e ri

Futboll

Barcelona nesër prezanton transferimin e ri

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:55
Barcelona

Barcelona ka marrë dritën e gjelbërt nga komisioni mjekësor i La Liga për transferimin urgjent të një lojtari.

Skuadra katalanase është në hall të madh në fazën ofanzive, pasi Luis Suarez dhe Ousmane Dembele pësuan lëndime që do t’i mbajë gjatë jashtë fushave.

Kjo ka detyruar klubin të bëjë një kërkesë te RFEF për t’i lejuar blerjen e një lojtari në këtë situatë emergjente.

Pas shumë spekulimeve, ESPN ka marrë vesh se Barca nesër e prezanton blerjen e sulmuesit më të ri.

Bëhet fjalë për Martin Braithwaite, sulmuesi i Leganes i cili do ta ketë fatin të vesh fanellën e gjigantit spanjoll.

Braithwaite është në pronësi të skuadrës angleze Middlesbrough, por që dy sezone është i huazuar në Spanjë.

28-vjeçari danez ka shënuar gjashtë gola këtë edicion në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat