Napoli nuk ka nevojë për mrekulli, eliminon Barçën

Futboll

Napoli nuk ka nevojë për mrekulli, eliminon Barçën

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Barcelona do të luaj me Napolin në 1/16 e kompeticionit Uefa Champions League. 

Katalanasit u konsideruan me fat për këtë short por ndryshe mendon babai i Pepe Reinas, Miguel, i cili këmbëngul se Napolit nuk do t’i duhet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën, në një ndeshje që e konsideron të hapur.

Në një intervistë për Radio Kiss Kiss Miguel, thekson faktin se Barça është shumë e varur nga Lionel Messi.

“E adhuroj Napolin dhe mënyrën sesi luan futboll. Pres një takim të baraspeshuar, sepse Napoli po luan futboll të mirë momentalisht dhe nuk i nevojitet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën. Them se Barça është 70-80 për qind e varur nga Messin. Ajo nuk ka më lojtarë si Xavi apo Iniesta”, theksoi Miguel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat