Para 45 viteve ishin në kulmin e karrierës sportive!
E kush nuk e njeh Ramadan Cimilin, emër i madh i futbollit dhe Tefik Mikushnicën, emër i madh i hendbollit!
Ramadan Cimili, si futbollist, ka luajtur me shumë sukses edhe në elitën e futbollit ish jugosllav me Trepçën në vitin 1977-1978, po ashtu edhe me Prishtinën në vitin 1983-1984, pastaj edhe si ndihmëstrajner i saj.
“Me Ramadan Cimilin, korrik 1975”, shkruan Mikushnica, ish selektor i kombëtares së Kosovës në hendboll.