Andy Robertson: Ata festuan sikur siguruan kualifikimin, nuk ka përfunduar asgjë

Futboll

Andy Robertson: Ata festuan sikur siguruan kualifikimin, nuk ka përfunduar asgjë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:02
Andy Robertson

Atletico Madrid arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër kampionëve të Evropës.

Madrilenët fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe në fund të takimit në “Wanda Metropolitano” shpërtheu festa.

Gjithsesi mbrojtësi i Liverpool, Andy Robertson, beson te përmbysja dhe injoron festën e vendasve.

“Ata festuan sikur siguruan kualifikimin. Ata do të vijnë në “Anfield” dhe jam i sigurt se tifozët tanë do të na mbështesin më shumë se kurrë. Atje do të vendoset gjithçka, kemi një ndeshje tjetër për të luajtur”, deklaron anësori pas ndeshjes.

“Kemi disa javë përpara si dhe disa ndeshje në Premier League. Ne e dimë shumë mirë forcën tonë dhe besoj se në ndeshjen e dytë do të luajmë më mirë se sonte. Ata do të mbrohen sërish, por fati do të jetë në anën tonë”, ka mbyllur Robertson.

Ndeshja e kthimit mes dy ekipeve pritet të zhvillohet në 11 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat