Simeone: Liverpoolin e mposhtëm në rrugë

Futboll

Simeone: Liverpoolin e mposhtëm në rrugë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:03
Simeone: Liverpoolin e mposhtëm në rrugë

Trajneri Diego Simeone mbeti i mahnitur nga mënyra se si tifozët e Atletico Madridit e pritën ardhjen e Liverpoolit në Wanda Metropolitano të martën dhe beson se pikërisht kjo atmosferë ishte kyçe në fitoren e ndeshjes së parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Tifozët vërshuan rrugët rreth stadiumit, ndezën fishekzjarrë dhe kënduan me zë të lartë, përderisa autobusi i kampionit evropian dhe botëror arriti për ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Championsit.

“Ne filluam të fitojmë në rrugët përreth stadiumit. Në tetë vjetët e mia këtu, s’kam parë pritje të atillë”, ka thënë Simeone, në një intervistë të dhënë për Movistar.

“Atmosfera ishte emocionuese, kjo të shtynë të luash. Skuadra u përgjigj me punë të madhe e të mirë, ashtu siç bënë edhe në ndeshjen kundër Valencias”.

At.Madrid fitoi Liverpoolin me rezultat 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat