Ludogorets-Inter, Conte zgjidh dyshimin

Futboll

Ludogorets-Inter, Conte zgjidh dyshimin

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 18:31
Antonio Conte

Ludogorets dhe Inter do të ndeshen pas pak (18:55) në 1/16-at e Europa League.

Dy trajnerët, Pavel Vrba dhe Antonio Conte, kanë publikuar formacionet zyrtare.

Është zgjidhur dyshimi Eeriksen në shtëpinë zikaltër, me Eriksen që do të luajë nga minua e parë.

Mbetet për t'u kuptuar pozicioni ku do të luajë, duke parë se mund të luajë si mesfushor në skemën 3-5-2 dhe si fantasist mbrapa dy sulmuesve.

Romelu Lukaku do ta nisë ndeshjen nga stoli, me Conte-n që i ka besuar në sulm dyshes Sanchez-Lautaro.

Formacionet zyrtare

Ludogorets (4-3-3): Iliev; Cicinho, Terziev, Grigore, Nedyalkov; Dyakov, Anicet, Cauly Souza; Marcelinho, Swierczok, Wanderson.

Inter (3-5-2): Padelli: Godin, Ranocchia, D'Ambrosio; Moses, Vecino, Borja Valero, Eriksen, Biraghi, Sanchez, Lautaro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat