Lëndohet Edon Zhegrova, rrezikon edhe ndeshjen me Maqedoninë

Futboll

Lëndohet Edon Zhegrova, rrezikon edhe ndeshjen me Maqedoninë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:25
Edon Zhegrova

Edon Zhagrova nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë sonte Baselin në Europa League kundër Apoelit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’.

Basel ka njoftuar se Zhegrova ka dëmtuar muskujt e kofshës së majtë dhe pritet të jetë jashtë të paktën disa javë.

Madje raportohet se lëndimi që ka pësuar Zhegrova, mund ta lërë jashtë edhe për sfidat e marsit që Kosova do t’i zhvillojë fillimisht me Maqedoninë dhe në rast fitores, më pas me Bjellorusisë ose Gjeorgjinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat