Liga e Evropës: Man Utd luan baras me Club Brugge – gjithçka vendoset në ‘Old Trafford’

Futboll

Liga e Evropës: Man Utd luan baras me Club Brugge – gjithçka vendoset në ‘Old Trafford’

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:11
Foto

Manchester United nuk ka arritur më shumë sesa një barazim nga udhëtimi në Belgjikë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka luajtur baras 1:1 me skuadrën e Club Brugge.

Kishin kaluar vetëm 15 minuta lojë kur ‘Djajtë e kuq’ shkuan në disavantazh, pas golit të Emmanuel Dennis.

United u kthyen në lojë në minutën e 36’ të takimit, duke gjetur golin me Anthony Martial, por kjo ishte krejt çka ata arritën në këtë udhëtim.

Tashmë, gjithçka mbetet të vendoset në ‘Old Trafford’, sa i përket skuadrës që do të kalojë tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat