Sterling te Reali, kjo është përgjigja nga Zidane

Futboll

Sterling te Reali, kjo është përgjigja nga Zidane

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:27
Raheem Sterling

Zinedine Zidane nuk dëshiron të flasë për Raheem Sterling, pasi sipas tij është një lojtar i Manchester Cityt.

Yllin i Manchester Cityt kishte pozuar me një fanellë të Real Madridit për një intervistë të kësaj jave, por trajkneri i skuadrës spanjolle nuk ka pranuar të flasë për këtë rast.

Kampionët e Ligës Premiere janë përballur me një ndalim dy-vjeçar nga futbolli evropian për shkelje të Fair Play.

Nëse apeli i tyre për UEFA-n rezulton i pasuksesshëm, e ardhmja e Sterling do të jetë në diskutim.

“Nuk mund të flas për një lojtar që nuk është i imi. Ai është një lojtar shumë i mirë, pa dyshim”, ka thënë Zidane.

Flitet se Reali tashmë po planifikon një ofertë prej 200 milionë euro për yllin e Anglisë, sipas The Sun .

City mund të përballet me shumë largime gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat