Tifozët e Milanit ofendojnë ish lojatarin e tyre: “Koronavirusi të marrtë ty dhe familjen tënde”

Futboll

Tifozët e Milanit ofendojnë ish lojatarin e tyre: “Koronavirusi të marrtë ty dhe familjen tënde”

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Ish-sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, është sulmuar pamëshirshëm nga tifozët rosonerë pas ndeshjes Milan – Fiorentina.

Cutrone fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje me Romangolin, ku më shumë duket si simulim.

Përveç këtij rasti, sulmuesi italian festoi si i çmendur ku nga penalltia e fituar erdhi edhe barazimi.

Tifozët e Milanit e kanë sulmuar lojtarin në rrjetet sociale, madje duke dëshiruar të infektohet me koronavirusin.

Image
Image

“Të marrtë koronavirusi ty dhe familjen! Morrq!“, ishte njëri nga komentet që vetë lojtari e ka shpërndarë në Instagram.

“Astori vdiq keq…! Dëshiroj sa më shpejt ta shoqërosh! Kopil famëkeq!”, ka qenë njëri nga shkrimet e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat