Mediat në Serbi ditëve të fundit kanë shkarravitur aq sa kanë mundur, duke çuar pluhur për serbin nga Graçanica, Ilija Iviq, 17-vjeçar, që ka pranuar të luajë për kombëtaren e Kosovës dhe që një kohë është edhe pjesë e skuadrës së Flamurtarit të Prishtinës, anëtar i Superligës së Kosovës.
Beogradi në shenjë hakmarrje, nuk ka mundur ta përtyp aspak që Iviqi, serbi i parë që po luan për kombëtaren e Kosovës U-19, kanë bërë një gjest të turpshëm, duke urdhëruar ditë më parë të Komunës së Graçanicës, që punojnë me program të Serbisë, që t’i përjashtojnë nga puna prindërit e Ilijës.
Nëse përzgjedhësi i kombëtares A të Kosovës, Bernard Challandes, do të ftojë Iviqin në Kombëtare qoftë për ndeshje edhe miqësore, sigurisht se do ta hallakat Serbinë dhe kushedi secili do të jetë reagimi i tyre.
Do të ishte mirë që Iviqi të ftohet edhe në kombëtaren A si talent i madh dhe të jetë në 18-shen e parë, sidomos për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të gjysmëfinales (me 26 mars) së Ligës së Kombeve, atëherë të presim edhe reagimin tjetër të Serbisë, që plason si gjithmonë gënjeshtra të pakripura në opinion!