Përgatiten për Rusinë

Futboll

Përgatiten për Rusinë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:10
Përgatiten për Rusinë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi rrjedhën e garave në Ipko Superligë dhe Ligën e Parë duke konstatuar se deri më tani garat po rrjedhin mirë e me dinamikën e paraparë hiq disa rasteve të kontestuara dhe së këndejmi i kërkon Komisioneve të FFK-së t’i trajtojnë me seriozitet dhe profesionalizëm dhe të marrin masat e duhura.

Po ashtu KE analizoi edhe punën e zyrtarëve në ndeshje dhe Komisioneve e ku u tha se zyrtarët në ndeshje përkatësisht delegatët të jenë në nivelin e detyrave, duke konsideruar se ata përfaqësojnë FFK-në në ndeshje. Ndërkaq, duke analizuar punën e Komisioneve, konstatoi se ata deri më tash po i zbatojnë mirë detyrat, por KE u kërkon atyre angazhim edhe më të madh në vazhdim duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin e tyre në mbarëvajtjen e garave.

KE shqyrtoi edhe përgatitjet për ndeshjen e Kombëtares A të femrave kundër Rusisë që do të zhvillohet në Gjermani dhe konstatoi se janë marrë të gjitha hapat e duhura për mbarëvajtje të saj. KE shqyrtoi edhe kërkesat e parashtresat drejtuar atij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat