Mund të rinovojë me Barçën, por vetëm me një kusht!

Futboll

Mund të rinovojë me Barçën, por vetëm me një kusht!

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 19:16
Suarez

Luis Suarez ka kontratë deri në verën e vitit 2021 me Barcelonën.

Edhe pse është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën blaugrana, mosha e madhe e tij ka bërë që Barça të mos i ofrojë rinovimin e kontratës për momentin por edhe nëse klubi e bën diçka të tillë, Suarez do të rinovojë vetëm me një kusht, pasi një lojtar si kurrësesi nuk mund ta pranojë stolin, ndërkohë që nuk duhet harruar as fakti që Barça po kërkon një zëvendësues për El Pistoleron.

Në një intervistë për mediet spanjolle Suarez ka shpjeguar se nëse në sezonin e ardhshëm ai luan në 60% të ndeshjeve, ku do të jetë i gatshëm, rinovimi i tij edhe për një vit tjetër do të aktivizohet automatikisht.

Një skenar, që mbetet të shihet nëse do të realizohet, pasi në Barcelonë pritet të zbarkojë Lautaro Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat