Humbën nga gabimet e portierit

Futboll

Humbën nga gabimet e portierit

Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:05
Humbën nga gabimet e portierit

Laçi mposhti me rezultatin 2-1 Bylisin ditën e sotme, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Superaport” ka folur tekniku i Bylsiit, Veljko Dovedan. Ky i fundit u shpreh se humbja erdhi si pasojë e gabimeve të portierit Isli Hidi.

“Normalisht më vjen keq që nuk e fituam sfidën, në një ndeshje që e humbëm në këtë mënyrë, për shkak të dy golave të pësuar në atë mënyrë nga një portier që e dimë se kush është.

Problem psikologjik?

Nuk kam çfarë të bëj më shumë, ndoshta nga ndeshja e radhës do i besoj portierit tjetër, pasi u bënë disa ndeshje me këto gabime.

Kemi qenë një ekip që e kishin të vështirë të tjerët të na shënonin. Kur pëson gola të tillë është e vështirë për tu kaluar ky moment. Hidi është portier shumë i mirë, por nuk po e kuptoj se çfarë ka ndodhur me atë këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat