Laçi me 3 mungesa ndaj Tiranës

Futboll

Laçi me 3 mungesa ndaj Tiranës

Më: 7 mars 2020 Në ora: 12:24
Laçi me 3 mungesa ndaj Tiranës

Laçi po kalon një moment të artë në kampionat, pasi vjen nga tre fitore radhazi që i kanë ngjitur kurbinasit në vendin e 3-të të renditjes me 41 pikë. Megjithatë kundërshtari i radhës për bardhezinjtë janë kryesuesit e klasifikimit dhe njëkohësisht skuadra më në formë e Superiores që në epokën e Egbo njeh vetëm një barazim ndaj Skënderbeut ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera ka arritur t’i fitojë. Laçi që do të luajë për herë të parë në “Air Albania” me shumë gjasa në këtë sfidë kaq delikate do të jetë pa tre lojtarë shumë të rëndësishëm.

Braziliani Teco i cili mungoi edhe në ndeshjen e fundit, ende nuk është gati pësr të zbritur në fushë.

Ndërkohë dëmtimi që pësoi kryegolashënuesi i kampionatit Nëabueze në sfidën e fundit ndaj Bylisit është serioz dhe Laçi nuk do të ketë në dispozicion as bomberin e skuadrës për takimin me bardheblutë.

Në dyshim është edhe Ardit Deliu dhe për këtë arsye trajneri Cungu duhet t’i hedhë sytë nga stoli për t’u përballur denjësisht me Tiranën dhe pse jo për të tentuar të marrë pikë në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat