Të burgosurit, luftë për ta pasur Ronaldinhon në ekipin e tyre. Çmimi për fituesin? Një derr i pjekur...

Futboll

Të burgosurit, luftë për ta pasur Ronaldinhon në ekipin e tyre. Çmimi për fituesin? Një derr i pjekur...

Më: 14 mars 2020 Në ora: 09:39
Ronaldinho Gaucho

Ronaldinho Gaucho, i cili është në paraburgim në “Agrupación Especializada” (një ndërtesë qeveritare, që funksionon si burg) për hyrje të paligjshme në Paraguaji, me një pasaportë false, është lojtari më i kërkuar në kampionatin e minifutbollit të “El Cuadrilátero”.

Të burgosurit dhe oficerët e policisë mbi 35 vjeç marrin pjesë në këtë turne futbolli të të burgosurve. Sipas “ABC TV Paraguay”, disa të burgosur tashmë kanë kërkuar që Ronaldinho të jetë pjesë e ekipeve të tyre. Ekipet që po bëjnë përpjekje për ta përfshirë atë janë Villa Real, Pira Guasu, Halcones, Chacarita, Sport Espada, Sport Pitufo dhe Negro Cumbiero”.

Gazetari Iván Leguizamón raportoi që “nëse Ronaldinho pranon të luajë në turneun e të burgosurve, ai nuk mund të shënojë gol. Braziliani do t'i duhet të asistojë për shënim ndonjë lojtar tjetër, në mënyrë që goli të njihet. Ky është kushti i imponuar nga shokët e tij të burgut. 

Si gjithmonë, “Dinho” e mori rregullin e rreptë me një buzëqeshje. Çmimi për fituesin e turneut të futsall (El Cuadrilátero”, sipas “Infobae”, është një derr 16-kilogramësh, që konsumohet i pjekur nga pjesëtarët e ekipit fitues në një banket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat