Rrëfimi rrënqethës: Më kanë vdekur 3 të njohur

Futboll

Rrëfimi rrënqethës: Më kanë vdekur 3 të njohur

Më: 14 mars 2020 Në ora: 18:43
Rrëfimi rrënqethës: Më kanë vdekur 3 të njohur

Ish-trajneri i Përfaqësueses Italiane, Çezare Prandeli ka rrëfyer se shumë shokë të tij kanë vdekur nga Koronavirusi, dy prej të cilëve tifozë të zjarrtë të Fiorentinas.

62 vjeçari e ka quajtur si dramatik faktin se shumë familjarë nuk mund të qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në momentet e fundit, ndërkohë ka treguar se shumë të afërm të tij janë të prekur me Koronavirus tashmë por janë në gjendje të mirë.

“Kam humbur miq dhe është diçka dramatike fakti që familjarët nuk kanë mundësi të qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në momentet e fundit. Dy nga tre personat që njihja ishin tifozë të zjarrtë të Fiorentinas.

Pjesa më e madhe e të afërmëve të mi kane rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit, por janë mirë dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Të gjithë duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë këto sakrificat e vogla që na kërkohen derisa të mbarojë kjo situatë,” deklaroi Prandelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat