Ja kur pritet të merret vendimi përfundimtar

Futboll

Ja kur pritet të merret vendimi përfundimtar

Më: 17 mars 2020 Në ora: 13:06
Ja kur pritet të merret vendimi përfundimtar

Organi më i lartë i futbollit në Evorpë, UEFA, tashmë veçse ka filluar videokonferencat me klubet, dhe pritet që shumë shpejt të fillojë edhe ato me shoqatat e ekipeve kombëtare.

UEFA sot (17 mars) do të vendosë rreth kampionateve kombëtare, kompeticioneve evropiane si dhe rreth eventit më të madh të futbollit këtë vit, EURO 2020.

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit, futbolli nëpër ligat e Evropës është shtyrë për një afat të pacaktuar, ndërsa dyshim i madh mbetet zhvillimi i EURO 2020, që me shumë gjasë do të shyhet për vitin tjetër.

UEFA tashmë ka filluar video konferencat me përfaqësues nga klubet, ligat si dhe shoqata e lojtarëve.

Kjo video konferencë ka filluar në orën 10:00, ndërsa në orën 13:00 pritet të fillojë video konferenca me 55 federatat anëtare të UEFA-s, për të vendosur rreth ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më pas pritet që vendimin ta marrë në një mbledhje që do të mbahet në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat