Zbulohet ana e errët e gjermanit

Futboll

Zbulohet ana e errët e gjermanit

Më: 19 mars 2020 Në ora: 14:12
Zbulohet ana e errët e gjermanit

“Është një person i veçantë. Shumë herë të bënnte të mendoje ‘çfarë njeriu i madh’, por  herë  të tjera... ‘çfarë  egocentriku!’”.

Frank Zollner, ish-fizioterapisti i Borussia  Dortmund, ka folur për kohën kur punonte me Klopp.

“Një ditë Blaszczykowski më ka thirrur kur po kthehej nga një ndeshje me kombëtaren polake. Më ka shpjeguar se nuk do të mund të të stërvitej sepse kishte pësuar një dëmtim, por se do të ishte i pranishëm në mbledhjen e ekipit”, ka thënë Zollner.

“Para mbledhjes kam shkuar bashkë me Kubba-n te Klopp për t’i shpjeguar se çfarë po ndodhte. Dhe ai është çmendur pak, ndoshta sepse kishte mësuar vetëm në atë moment për dëmtimin e Kuba-s”.

Fatmirësisht për Klopp dhe për  ata që i qëndronin afër, ishte një lloj ëngjëlli mbrojtës që arrinte ta  përmbante: Zeljko Buvac, ish-ndihmësi  i tij. Sipas Zollner, Buvac arrinte të qetësonte gjakrat në momente të tilla.  

“Klopp, pi një cigare dhe qetësohu!’, i thoshte. Buvac është një nga ndihmësit më të  mirë që kam parë ndonjëherë. Megjihatë, Klopp ka  patur gjithmonë guximin të kërkonte falje kur e kuptonte se kishte ekzagjeruar dhe ishte sjellë keq me dikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat