Milani me sytë nga e ardhmja

Futboll

Milani me sytë nga e ardhmja

Më: 22 mars 2020 Në ora: 13:15
Milani me sytë nga e ardhmja

Milani i sezonit të ardhshëm pritet të jetë një skuadër tjetër në krahasim me ekipin e këtij sezoni, pasi pritet të ketë ndryshime të mëdha në skuadër.

Sipas “Corriere dello Sport”, ndryshimet më të shumta te Milani pritet të jenë në repartin e mesfushës, ku këtë sezon ekipi kishte shumë probleme.

Bilja dhe Bonaventura të cilëve iu skadon kontrata në fund të sezonit aktual me shumë mundësi do të largohen, duke ditur edhe rrogën prej 3 milionë eurosh që përfiton argjentinasi.

Në këtë situatë Gazidhis po punon për të gjetur zëvendësuesit e tyre, ku do të shikohen lojtarë të rinj në moshë. Kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me agjentët e dy mesfushorëve.

I pari është Imran Louza, i cili është 20 vjeç dhe aktivizohet me Nantes në Francë, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera. Ndërsa lojtari tjetër është 19-vjeçari hungarez, Dominik Shobozhlai, i cili aktivizohet me austriakët e Salcburgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat