Agjenti e informon Liverpoolin për çmimin e Milot Rashicës

Futboll

Agjenti e informon Liverpoolin për çmimin e Milot Rashicës

Më: 22 mars 2020 Në ora: 21:43
Milot Rashica

Duket se Liverpooli e ka seriozisht me Milot Rashicën

Pas dy sezoneve të suksesshme, Milot Rashica mund të largohet në verë nga Ëerder Bremen.

Shumë klube kanë shprehur interesim për 7-shin e Kombëtares së Kosovës, në mesin e tyre raportohet edhe për interesimin e Jurgen Klopp.

Altin Lala, agjenti i Rashicës, sipas mediave gjermane, tashmë e ka informuar Liverpoolin për çmimin e Milotit, që po monitorohet që nga dhjetori i vitit të kaluar nga ‘Redsat’.

Lala ia ka bërë të qartë Liverpoolit se Ëerderi s’do të heqë dorë nga Rashica për një shifër nën 35 milionë funte, 38 milionë euro.

23-vjecari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar katër herë, por nuk e ka gjetur rrjetën që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat