Mourinho e do shqiptarin

Futboll

Mourinho e do shqiptarin

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:41
Mourinho e do shqiptarin

Futbolli mbetet ende i ndaluar dhe stadiumeve iu është vënë “dryni” për shkak të situatës së Koronavirusit, por klubet janë duke menduar për përforcimet në sezonin e ardhshëm.

Kur kjo situatë të kalojë dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit, ekipet duhet të jenë më të forta se më parë, për të rikuperuar edhe humbjet e shumta gjatë kësaj periudhe, me ecuri pozitive.

Kështu Murinjo e shikon Lacion si “dyqanin” e tij të preferuar. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, trajneri portugez kërkon të marrë nga aty Thomas Strakoshën dhe Milinkoviç-Saviç, shkruan sportekpres nga Tirana.

Dy shtylla të rëndësishme këto për Inazgin, pasi nuk ka bërë asnjëherë pa ta. Por Totenhemi duhet të presë edhe zgjidhjen që do t’i jepet Serisë A, pasi është vërtet shumë e vështirë që të marrësh lojtarë nga Lacio në këtë moment, kur pas shumë vitesh ku brez po përmbush ëndrrën për të shkuar në Champions League dhe ka pretendime reale për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat