Ish ylli i Partizanit flet nga Suedia: Jemi mërzitur që nuk po luajmë

Futboll

Ish ylli i Partizanit flet nga Suedia: Jemi mërzitur që nuk po luajmë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 20:34
Jasir Asani

Ish-futbollisti i Partianit Jasir Asani shprehet se ndërprerja e kampionatit në Suedi pas pandemisë globale të koronavirusit i ka krijuar mërzi dhe mezi pret që të rikthehet sërish në fushë.

Anësori i AIK-ut, skuadër ku u transferua gjatë merkatos së janarit tregon se izolimi në shtëpi e ka bërë të bezdiset pasi duke qenë sportist, e ka të vështirë të mësohet pa aktivitet.

“Ndëprerja e kampionatit suedez – Normal që më ka mërzitur pask, sepse jemi mësuar të stërvitemi së bashku me ekipin, ndërsa tani për shkak të këtij pushimi të detyrueshëm biem nga forma dhe kjo është normale.

Pritshmëritë pas rinisjes së kampionatit – Unë po përgatitem maksimalisht njësoj sikur të fillojë kampionati nesër. Jam i kënaqur që shënova gol ndaj Kalmarit, pastaj kam shënuar edhe në një ndeshje miqësore. Unë uroj që pasi të kalojë ky virus të kthehemi sa më parë në gjendje normale dhe pastaj të mendojmë vetëm për kampionatin. AIK-u është një prej favoritëve për kreun e tabelës dhe ne shpresojmë të realizojmë ambiciet e klubit dhe të tifozëve tanë që janë në numër të madh, jo vetëm në Stokholm por edhe në të gjithë Suedinë”, u shpreh për gazetarin Reshat Ibrahimi Jasir Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat