Skenare të ndryshme, hipoteza dhe thashetheme të shumta

Futboll

Skenare të ndryshme, hipoteza dhe thashetheme të shumta

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:28
Skenare të ndryshme, hipoteza dhe thashetheme të shumta

Skenare të ndryshme, hipoteza dhe thashetheme të shumta po qarkullojnë ditët e fundit për mbarëvajtjen e sezonit aktual në ligat kryesore europiane, për shkak të ndalesave që ka shkaktuar fenomeni Koronavirus.

Në Spanjë, presidenti i Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, ka garantuar se nuk do të mbyllet sezoni aktual dhe prioritet është përfundimi me doemos i çdo ndeshje të mbetur.

“Prioriteti ynë është të përfundojmë sezonin aktual, medoemos.

Nuk ka shans asnjë skuadër të ngjitet një kategori më lart pa i luajtur të gjitha ndeshjet, është e padrejtë. As nuk mund të detyrojmë ekipet të zbresin nga kategoria pa e merituar. Kështu që futbolli do të rifillojë dhe sezoni do të përfundojë”, tha mes të tjerash Rubiales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat