Gjigantët gjerman ndihmojnë klubet e vogla

Futboll

Gjigantët gjerman ndihmojnë klubet e vogla

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:22
Gjigantët gjerman ndihmojnë klubet e vogla

Katër klubet e mëdha gjermane që militojnë në Bundesliga janë solidarizuar me ato të voglat në futbollin gjerman.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Red Bull Leipzig dhe Bayer Leverkusen i kanë dalë në ndihmë klubeve të vogla në Gjermani.

20 milionë euro ka qenë shuma e mbledhur nga katër klubet e lartëcekura për klubet gjermane të divizionit të parë dhe të dytë të futbollit gjerman.

Derisa po përballemi me pandeminë COVID-19 dhe me probleme financiare te klubet e vogla, Bayern Munich, Dortmundi, Leipzig dhe Leverkuseni kanë vendosur t'i ndihmojnë ato në këtë situatë të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat