Pse u arrestua ish futbollisti i njohur shqiptar? - Bota Sot
Pse u arrestua ish futbollisti i njohur shqiptar?

Futboll

Pse u arrestua ish futbollisti i njohur shqiptar?

Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:06
Pse u arrestua ish futbollisti i njohur shqiptar?

Policia ka arrestuar dy ditë më parë ish-futbollistin e Kombëtares së Futbollit, Klodian Duro me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes.

Mësohet se masa e sigurisë do të jepet nesër në Gjykatën Penale të Tiranës në orën 10:00.

Duro shte ndarë nga bashkëshortja prej një viti. Ajo banonte në “ish-Bllok” dhe kishte urdhër mbrotjeje që nga momenti i divorcit.

Mësohet se ish-bashkëshortja e ka denoncuar vazhdimisht Duron për kanosje, përndjekje përmes SMS-ve dhe dhunë në familje.

Më datë 24 mars në mbrëmje, Duro ka shkuar në shtëpinë e saj duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Disa minuta më vonë, efektivët e rendit kanë mbërritur aty duke e arrestuar në flagrancë teksa Duro është shprehur se ka qenë aty thjesht për ta takuar.

Ai gjendet tani në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje të dhënies së masës së sigurisë gjatë ditës së sotme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat