Lajm i hidhur, ndërron jetë talenti 14-vjeçar

Futboll

Lajm i hidhur, ndërron jetë talenti 14-vjeçar

Nga: K. Goca Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:43
Lajm i hidhur, ndërron jetë talenti 14-vjeçar

Lajm i hidhur, ndërron jetë futbollisti i talentuar 14-vjeçar Christian Minchola.

Klubi i Atletico Madridi konfirmon lajmin tragjik, duke thënë se talenti ka qenë prej më të mirëve i shkollës së tyre dhe që ka shënuar mbi 50 gola në ekipin e të rinjve. 

Arsyet e vdekjes së tij ende nuk dihen.

“Pusho në paqe!”, thuhet në faqen e Twiter nga klubi Atletico.

"Klubi ynë bashkohet me dhimbjen e humbjes së tij dhe dëshiron të përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjen e tij dhe miqtë e Christian Mincholas, lojtar i Atletico de Madrid Infantil C.

Christian Minchola (02/19/2006) ka ndërruar jetë në moshën 14 vjeç. Chistian, sulmuesi për Infantil C, u bashkua me Akademinë tonë në sezonin 2013/14”", thuhet nga Atleitco.

Presidenti Cerezo ka shkruar: “Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes së një prej lojtarëve tanë. Atletico dhe e gjithë familja jonë është pranë familjes së Christianit dhe miqve të tij në këtë moment shumë të vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat