Vendosin anglezët

Futboll

Vendosin anglezët

Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:34
Vendosin anglezët

Mediumet britanike raportojnë se Federata e Futbollit e Anglisë (FA), Premierliga dhe Liga e Futbollit Anglez (EFL) janë duke planifikuar ta mbyllin këtë sezon në korrik ose në fillim të gushtit, duke i zhvilluar ndeshjet prapa dyerve të mbyllura.

Sezoni i futbollit vendore në Angli është shtyrë deri më prill për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, por klubet angleze po shpresojnë që gjithçka të rinisë verës, kur të gjitha ndeshjet e mbetura të Premierligës do të zhvillohet brenda katër-gjashtë javëve.

Mediumet angleze raportojnë se përveç nëse përkeqësohet gjendja në Britani të Madhe, në një takim video-konference mes tri organeve qeverisëse të futbollit anglez u vendos që të fillojnë përgatitjet për realizimin e këtij plani.

Nëse ndeshjet e kampionateve rinisin në Angli në korrik, komplikohet situata me lojtarët e huazuar apo ata të cilët kishin kontratë vetëm edhe për këtë sezon, pasi që kontratat e tyre vlejnë vetëm deri më 30 qershor, përkundër që s’e kanë përfunduar sezonin me klubet aktuale.

Lojtarët si Ëillian, David Silva, Jan Vertonghen, Pedro, Olivier Giroud dhe Adam Lallana janë disa nga lojtarët më të famshëm të Premierligës, të cilëve u skadon kontrata më 30 qershor dhe ata do ta kishin të pamundur të luanin në korrik për klubet e tyre, përveç nëse nënshkruajë kontratë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat