“Ronaldinho ka humbur buzëqeshjen, ai nuk ndihet mirë”

Futboll

“Ronaldinho ka humbur buzëqeshjen, ai nuk ndihet mirë”

Më: 29 mars 2020 Në ora: 11:50
Ronaldinho

Situata e legjendës së futbollit, Ronaldinho, nuk është aspak e mirë.

Ronaldinho ka përfunduar në burg së fundmi, si pasojë e problemeve që pati me pasaportën e tij.

Së fundmi, jeta e brazilianit nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe këtë e ka konfirmuar edhe një nga shokët e tij, Nelson Cuevas.

“Ai është në një burg. Vend ku nuk ëshë mësuar. Por, ai është i pafajshëm” ka thënë Cuevas.

“Ai nuk është i lumtur aspak. Sot, për shkak të situatës nëpër të cilën po kalon, ai ka humbur buzëqeshjen. Ai as nuk e di se ku është” ka shtuar ish anëtari i River Plate.

“Ronaldinho ka rënë në kurth, autoritetet e dinë se ai është i pafajshëm. Ai ka përdorur dokument real, me përmbajtje të rreme, ai është viktimë” ka thënë tutje Cuevas.

Duket se heroi ynë që luante gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë, tashmë ka humbur buzëqeshjen. Ai ndodhet diku në Paraguaj, në një burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat