Situata kaotike, shndërron stadiumin në spital

Futboll

Situata kaotike, shndërron stadiumin në spital

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:34
Situata kaotike,  shndërron stadiumin në spital

Mançester Siti ka vendosur në dispozicion stadiumin e vetë “Etihad”, në shërbim të punonjësve të shëndetësisë prej kësaj jave. Doktorët dhe infermierët e shërbimit shëndetësor në Mançester do ta shfrytëzojnë impiantin e kampionëve të Anglisë për qëllime trajnimi gjatë periudhës që do të luftohet pandemia e Koronavirusit.

Asnjë pacient nuk do të trajtohet në spitalin e përkohshëm në “Etihad”, i cili ndodhet vetëm 3 km larg kompleksit kryesor të Karantinës së Mançesterit.

Për momentin “Etihad” e ka ndërprerë aktivitetin e tij futbollistik, sepse sezoni është ndërprerë deri në fund të muajit prill.

Siti dhe Junajtid kanë dhuruar 100 mijë paund për të furnizuar bankat e ushqimeve gjatë pandemisë. Në 2017-ën, “Etihad” u shndërrua në një zonë sigurie për grumbullimin e familjeve pas atentatit të Arenën e Mançesterit, gjatë një koncerti të Ariana Grandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat