Klubi i Serie A, Napoli i është shtuar listës së gjatë të klubeve që po interesohen për yllin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, njofton Corriere dello Sport.
Napoli është duke kërkuar një zëvendësues për polakun Arkadiusz Milik dhe e sheh Muriqin si zëvendësues ideal.
Por, transferimi i Muriqit nga Fenerbahçe do të kushtonte rreth 20 milionë euro.
Tottenhami, Manchester Unitedi, Leicester City, Eintracht Frankfurti, Lazio, Fiorentina e Juventusi, po ashtu kanë shprehur interesim për Muriqin.
Muriqi ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje në ligë këtë stinor. Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në verën e vitit 2023.