Qoftë edhe në fund të qershorit, duhet të nxirren kampionët dhe fituesit e Kupës së Kosovës.
Ka ende kohë dhe të mjaftueshme, sepse kampionët duhet të nxirren edhe në play-off, qoftë ndeshjet të luhen edhe në një qytet, kjo mençuri që e planifikon Federata e Hendbollit e Kosovë, po ashtu edhe FFK ka planet e saja, ndërsa FVK ende nuk është deklaruar konkretisht dhe Federata e basketbollit u dorëzua!
Maji ose edhe fillim qershori, janë ideale, sepse gjithë bota e mendon planin konkret dhe që kampionati të mbyllet qoftë edhe me play-off që të nxjerrin kampionët dhe fituesit e Kupës.
Nuk jemi në luftën e tretë botërore, por në luftë me një virus, çdo nguti është e pafalshme!