Pasioni i Ramës për klubin e Juventusit

Futboll

Pasioni i Ramës për klubin e Juventusit

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:36
Pasioni i Ramës për klubin e Juventusit

Gazzetta dello Sport, e përditshmja më e madhe sportive në Itali, i ka kushtuar një artikull të gjerë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pas nismës së marrë nga qeveria që ai drejton për dërgimin e një stafi prej 30 mjekësh dhe infermierësh në ndihmë të Italisë në këto ditë të vështira.

E përdiotshmja sportive më e madhe në vend në shkrimin e saj që ka gjetur vend dhe në faqen e parë të Gazzetta-s ka folur për lidhjen e ngushtë të kryeministrit shqiptar me sportin, duke e përshkruar atë dhe si një ish basketbollist, por dhe adhurues të sportit, aq sa dhe krahasimi që kreu i qeverisë shqiptare i bëri mënyrës së luftimit të koronavirusit nëpërmjet skemave të Milanit të Sacchit, tërhoqi dhe vëmendjen e këtij të fundit që vlerësoi së tepërmi gjestin human të qeverisë shqiptare.

Në artikullin e saj, Gazzetta Dello Sport flet gjithashtu dhe për miqësinë që ekziston mes Ramës dhe Valerio Bianchinit, trajnerit me famë ndërkombëtare të basketbollit. Bianchini madje thekson se njohja me Ramën daton që nga periudha kur Scavolini udhëtoi në Shqipëri për një ndeshje basketbolli me Partizanin, me kryeministrin shqiptar, që në atë periudhë ishte vetëm një student.

Në shkrimin e Gazzetta lexohet gjithashtu dhe pasioni i Ramës për klubin e Juventusit, afrimiteti me drejtues të lartë të klubit bardhezi por dhe dashurinë e tij për futbollin italian, për portierin Dino Zoff por dhe për skemat e ish-interistit Mourinho, që duket se është një ndër të preferuarit e kryeministrit shqiptar, pavarësisht se është tifoz i Juventusit.

Shkrimi i Gazzetta Dello Sport që titullohet, Shqipëria ime mes Juventusit dhe basketbolli, mbyllet me shprehjen e kryeministrit shqiptar, e dashur Itali ti nuk do të ecësh kurrë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat