Chelsea dhe Milan synojnë shkëmbimin, Kepa – Donnarumma

Futboll

Chelsea dhe Milan synojnë shkëmbimin, Kepa – Donnarumma

Më: 31 mars 2020 Në ora: 19:28
Kepa – Donnarumma

Chelsea dhe Milani qysh tash po mendojnë për merkaton e verës.

Megjithëse duhet pranuar, shumica e skuadrave tashmë po përgatiten për afatin kalimtar, përkundër faktit se futbolli tashmë është ndalur për shkak të pandemisë.

Portieri i Chelseat, Kepa Arizabalaga dëshiron që të largohet nga Chelsea, pas minutazhës jo edhe aq të dëshirueshme, ku në pjesën e fundit para se të ndalej futbolli në ishull, trajneri Lampard preferonte veteranin Caballero.

Kjo duket se ka shtyrë spanjollin që të mendojë largimin, ndërsa drejtuesit “blu” kanë vënë menjëherë në radar zëvendësuesin e tij potencial, Donnarumma.

Chelsea është i gatshëm që t’i paguajë Milanit para “cash” plus shërbimet e Kepas për kartonin e italianit.

Gjithsesi, bisedimet zyrtarisht ende nuk kanë filluar, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat javëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat