Rikthimi “bomb”

Futboll

Rikthimi “bomb”

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:14
Rrikthimi “bomb”

Napoli dëshiron të rikthejë sulmuesin uruguaian Edinson Cavani.

Krerët e klubit italian i kanë ofruar Cavanit një kontratë me pagë vjetore prej shtatë milionë euro, si dhe shtatë milionë euro tjerë paradhënie, njofton “Tuttosport”.

Kontrata e Cavanit me Paris Saint-Germainin mbaron në fund të stinorit dhe ai po kërkohet nga disa klube, përfshirë Atletico Madridin, Boca Juniorsin dhe Inter Miamin.

Cavani 33-vjeçar për Napolin ka luajtur për tri vjet.

Ai fillimisht ishte huazuar nga Palermo në verën e vitit 2010, ndërsa Napoli e bëri transferimin e plotë për 12 milionë euro një vit më vonë.

Nga Napoli u largua në verën e vitit 2013 për 64.5 milionë euro.

Cavani është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint-Germainit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat