Janë teprica te Real Madridi

Futboll

Janë teprica te Real Madridi

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:33
Bale

Gareth Bejl dhe Xhejms Rodrigez nuk po kalojnë aspak një moment të mirë te Real Madridi dhe mund të largohen.

Trajneri Zidan nuk i ka dhënë shumë besim dy futbollistëve, të cilët nuk po arrijnë të gjejnë dot minuta. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë trajneri i Evertonit, Karlo Ançeloti.

Ky i fundit ka shfaqur interes për dy futbollistët dhe dëshiron t’i marrë te skuadra që ai drejton.

Për mesfushorin kolumbian, tekniku italian shfaqi interes edhe në verë, kur e kërkoi atë me ngulm te Napoli, por marrëveshja nuk u arrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat