Borussia Dortmund firmosi në janar me Erling Braut Haaland, për të cilin pagoi te Salzburg rreth 22 milionë euro.
Vetëm pak muaj mjaftuan për ta konfirmuar bomberin, i cili i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij. Duke parë formën magjike të Haaland, Real Madrid po përgatit sulmin për të nënshkruar me 19-vjeçarin.
“AS” raporton se “Los Blancos” kanë gati 75 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e Haaland.
Një lajm i tillë ka tërbuar jo pak Dortmundin, që e ka me agjentin Mino Raiola, njeriu që ka pasur këtë kërkesë për klauzolën e Haaland.
Tashmë, mbetet për t’u parë, por është e sigurt që vera do të jetë shumë e nxehtë për bomberin norvegjez.