Historia e dashurisë mes Ante Rebiç dhe Milanit

Futboll

Historia e dashurisë mes Ante Rebiç dhe Milanit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:55
Historia e dashurisë mes Ante Rebiç dhe Milanit

Sipas Gazzetta Dello Sport historia e dashurisë mes Ante Rebiç dhe Milanit e ndërprerë në mes nga emergjenca e koronavirusit shumë shpejt mund të kthehet në një martesë.

Sulmuesi kroat do të jetë i Milanit deri në verën e vitit 2021 si i huazuar nga Eintracht Frankfurt por në marrëveshjen mes klubit italian dhe atij gjerman nuk ekziston asnjë opsion për blerjen përfundimtare të Rebiç nga ana e kuqezinjëve.

Duke parë formën e mirë që ka treguar sulmuesi ballkanas gjatë vitit 2020, drejtuesit e Milanit janë vënë në lëvizje dhe kanë nisur kontaktet me menaxherin e futbollistit për të bërë të mundur blerjen e tij nga Frankfurt.

Dëshira e futbollistit për të qëndruar në Milano mund të rezultojë deçizive në gjetjen e një akordi mes Milanit dhe Frankfurtit. Aktualisht vlera e Rebic në merkato varion nga 25 deri në 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat