Emerson mund të kthehet në Itali, tri klube vihen pas tij

Futboll

Emerson mund të kthehet në Itali, tri klube vihen pas tij

Më: 4 prill 2020 Në ora: 00:26
Emerson

Juventusi, Interi dhe Napoli po monitorojnë situatën e mbrojtësit të majtë të Chelseat, Emerson Palmieri.

Emerson që ende shpreson se do të ëndërrojë te Chelsea, mësohet se klubi nuk e mendon të njëjtën gjë dhe sipas goal.com disa klube janë vënë pas tij.

Napoli po mendon të zëvendësojë Mario Rui ose Faouzi Ghoulamin, me italo-brazilianin që shihet si zgjedhje për të zëvendësuar njërin nga ta.

Por për të interesuara mbeten edhe Juventusi dhe Inter.

Emerson nuk po përdoret shumë nga Frank Lampardi këtë sezon, duke mos u tbuar fare në katër nga pesë ndeshjet e fundit të klubit në Ligën Premier.

Lampard ka këmbëngulur që ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e lojtarëve të tij dhe Emerson shpreson të bindë klubin se e ardhmja e tij mbetet në Londër.

Sidoqoftë, ka qenë edhe trajner i Italisë, Roberto Mancini që i ka kërkuar të kthehet në Serie A.

“Do të ishte mirë nëse Emerson Palmieri, i cili nuk ka luajtur shumë për Chelsean, të vijë dhe të luajë në Itali”, kishte deklaruar Mancini për Gazzetta dello Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat