Kosova ka dhënë dhe po jep emra të mëdhenj të futbollit. Vitet e 90-ta padyshim se ishin vitet më të rënda, përballja me pushtuesi serb. Sportistët e të gjitha disiplinave kush më shumë e kush me pak dhanë kontributin e tyre.
Gjeneratës së Republikës i takon edhe Xhevat Kurti, prej ish futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova. Ai ka luajtur më shumë sukses në repartin e mbrojtjes në vitet e 90-ta dhe më shumë shokë sfiduan regjimin kriminal të Serbisë.
Sot Xhevati është i lumtur që futbolli i Kosovës luan në garat ndërkombëtare, sidomos që ka një kombëtare të fuqishme.
Ai më shumë shokë nuk u ndalën asnjëherë edhe kur Serbia i kërcënonte vazhdimisht, por vazhduan rrugën, në garat e Republikës së Kosovës.