Në Europë po mendojnë për planet për rifllimin e kampionateve

Futboll

Në Europë po mendojnë për planet për rifllimin e kampionateve

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:38
Pastore

Kampionatet në Europë po mendojnë për planet për rifllimin e kampionateve pas urgjencës së koronavirusit.

Gjithsesi ka edhe nga ata që nuk janë të gatshëm që të zbresin në fushë për të mos rrezikuar jetën e tyre.

Mesfushori i Romës, Javier Pastore është shfaqur i trembur nga situata e krijuar në një intervistë për mediat argjentinase.

“Asgjë nuk është vendosur akoma, me siguri do të qëndrojmë në këtë situatë edhe për dy javë të tjera, por deri atëherë do të shohim se si do të zhvillohet situata. Futbolli ka qenë thelbësor për mua që kur isha pesë vjeç, por nuk do të rrezikoj jetën time për të luajtur”, tha ai.

“Jeta jonë nuk do të jetë kurrë si më parë, shumë gjëra do të ndryshojnë. Edhe kur të dalim nga shtëpia – nuk e di se sa kohë – nuk do të jemi në gjendje të bëjmë të njëjtat gjëra si më parë. Me siguri që fillimisht do të luhet me dyer të mbyllura, nëse do Zoti mund të nisim pas dy muajve. Për shembull Kina qëndroj në karantinë për tre muaj dhe ende nuk kanë nisur që të luajnë kampionatin”, deklaroi Pastore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat