Çerkini: Nuk jemi paguar qe 4 muaj, çuditem me kryesinë

Futboll

Çerkini: Nuk jemi paguar qe 4 muaj, çuditem me kryesinë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:41
Çerkini: Nuk jemi paguar qe 4 muaj, çuditem me kryesinë

Futbolli i Kosovës po hy në javën e katërt të pezullimit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e gjitha aktiviteteve sportive, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Në këtë situatë aktuale, shumë klube të Superligës së Kosovës në futboll kanë deklaurar se futbollistët e tyre do të paguhen normalisht dhe nuk do të ketë probleme në pagat e tyre.

Por, ndryshe qëndron te skuadra e Ferizajt, pasi futbollistët e kësaj skuadre nuk kanë marrë asnjë pagë në katër muajt e fundit.

Këtë për Gazeta Olle e ka konfirmuar edhe kapiteni i ekpit, Dardan Çerkini. “Është e vërtetë që nuk jemi paguar në 4 muajt e fundit, gjendja në klub është shumë e keqe.

Që nga përfundimi i ndeshjes së fundit, kryesia nuk na janë përgjigjur fare madje as në telefon, të paktën për të na pyetur se si jemi. I vetmi që ka qenë i interesuar deri më tani është drejtori i klubit, Nadir Haxhimusa me të cilin kemi kontakte”, tha  Çerkini.

Sipas Çerkinit, aktualisht futbollistëve të Ferizajt iu duhet përkrahje maksimale për të kaluar këtë pandemi me koronavirusë, por mbështetja e klubit të tyre tashmë veçse iu ka munguar.

“Jemi në momente ku më së shumti duhen të hollat për gjëra elementare, unë çuditem nga kryesia e klubit se si nuk interesohen për ne për të parë hallet tona në këtë situatë, ne si lojtarë jemi të dëshpëruar maksimalisht, sepse në momentet më të vështira nuk i kemi mbrapa kryesinë e klubit”, tha tutje Çerkini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat