Trajnerët e të gjitha disiplinave sportive kishin rolin e tyre në periudhat më të rënda, në kohën e okupimit (1991-1999), në luftë kundër regjimit serb.
Refik Rexhepaj, i takon Gjeneratës së Republikës. Rexhepaj ka dhënë kontribut të madh në vitet e 90-ta. Ishte trajner i futbollit dhe shembull si udhëhiqej ekipi.
Ai me mijëra sportistë u rreshtuan në rrugën jetë o vdekje, në garat e Republikës së Kosovës, duke i zhvilluar ato në fusha të improvizuara.
As regjimi kriminal serb, me gjithë shantazhet dhe kërcënimet nuk ia dolën dot që ta ndalin Rexhepajn me armatën sportive, në zhvillimin e garave të Republikës.