Fiorentina del me njoftim të rëndësishëm

Futboll

Fiorentina del me njoftim të rëndësishëm

Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:09
Fiorentina del me njoftim të rëndësishëm

Para pak kohësh 3 futbollistët e Fiorentinës, Dushan Vlahoviç, Patrik Kutrone dhe German Pecela, pas testeve të kryera kishin rezultuar pozitivë me Koronavirus.

Menjëherë pas kësaj ata u futën në karantinë, për tu shëruar dhe për të mos rrezikuar edhe njerëzit e tjerë përreth.

Megjithatë ditën e sotme, Fiorentina ka dhënë një lajm shumë të mirë për të 3 këta futbollistë.

Me një njoftim në faqen zyrtare, klubi shkruan se lojtarët pas testeve të kryera së fundmi kanë rezultuar negativë me Covid-19 dhe tashmë janë shumë mirë si në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat