Karriera e Kyle Walker me kombëtaren angleze duket se ka marrë fund, pasi ai theu rregullat e izolimit të qeverisë britanike.
Mbrojtësi i djathtë i Manchester City u detyrua të lëshojë një kërkim-falje të dielën, pasi injoroi masat e vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe mori pjesë në një festë me dy prostituta.
Walker, 29-vjeçar, nuk do të selektohet më për ‘Tre Luanët’ derisa Gareth Southgate të jetë trajner, pasi ky i fundit ka ‘vluar’ me Walkerin dhe gabimin e madh të tij javën e kaluar, raporton Daily Star.
Walker kishte paguar një eskortë me femra dhe kishte organizuar një ‘party’ në shtëpinë e tij në kohën kur ai do të duhej tu përmbahej rregullave të izolimit.
Manchester City ka hapur një hetim të brendshëm për lojtarin, me një gjobë e cila pritet të kalojë shumën e 250 mijë funteve.