Skuadra spanjolle me ngulm e do Shaqirin

Futboll

Skuadra spanjolle me ngulm e do Shaqirin

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:10
Skuadra spanjolle me ngulm e do Shaqirin

Duket se Xherdan Shaqiri i ka ditët e numërura tek Liverpooli.

Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit pritet të largohet nga gjiganti anglez me të filluar afati kalimtar veror.

E, për shërbimet e e lojtarit nga Kosova përveç disa klubeve nga Italia e Gjermania, së fundmi interesim ka shprehur edhe një klub spanjoll.

Sipas Liverpool Offside, Sevilla është skuadra e cila po e kërkon futbollistin që luan me Përfaqësuesen e Zvicrës.

E, për të siguruar shërbimet e Shaqirit, spanjollët janë duke mbledhur shumën prej rreth 23 milionë eurosh, aq sa kërkon Liverpooli për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat