Vendoset çmimi për 'bombarduesin' e Kosovës

Futboll

Vendoset çmimi për 'bombarduesin' e Kosovës

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:56
Vendoset çmimi për 'bombarduesin' e Kosovës

Vendoset çmimi për 'bombarduesin' e Kosovës.

Reprezentuesi ynë, Vedat Muriqi ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni me fanellën e Fenerbahces.

Paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube të vihen pas tij. Klubi turk ia ka vendosur çmimin sulmuesit nga Prizreni.

Fenerbahce kërkon 20 milionë euro për shërbimet e lojtarit, raporton “Fotomac”.

Tottenhami, Aston Villa, Lazio e Napoli janë vetëm disa prej klubeve që kanë shprehur interesim për Muriqin.

Ai ka realizuar 13 gola në 25 paraqitje në ligën turke këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat