Ronaldo del nga shtëpia, stërvitet në stadiumin e Madeira

Futboll

Ronaldo del nga shtëpia, stërvitet në stadiumin e Madeira

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:26
Ronaldo del nga shtëpia, stërvitet në stadiumin e Madeira

Cristiano Ronaldo nuk ka rezistuar me tepër për tu stërvitur në ambjentet e shtëpisë.

Dnoticias’ raporton se 35 vjeçari po stërvitet në stadiumin e Madeira, në Choupana.

Fotografitë tregojnë pamje të ndryshme të stërvitjeve, me të cilat Ronaldo synon të mbetet aktiv para rikthimit të mundshëm të kampionatit në Serie A.

Ronaldo ka udhëtuar drejt Portugalisë më 9 mars, shkaku i gjendjes delikate të nënës së tij, dhe mbeti atje me koronavirusin që kishte filluar të përhapej në Itali.

Raportohet se Ronaldo do të kthehet në Torino javën tjetër, para një rikthimi të mundshëm të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat